Mogherini: BE-ja solidarizohet me Qeverinë e Bangladeshit

Bashkimi Evropian (BE), pas krizës së pengjeve në Bangladesh në të cilën u vranë 20 persona, kërkoi luftë ndërkombëtare kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin në një restorant në Daka.

“Terrorizmi është një kërcënim global dhe si bashkësi ndërkombëtare të gjithë së bashku ne kemi nevojë për ta luftojmë atë,” tha Mogherini. Ajo theksoi se në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka dhe të huaj, duke përfshirë edhe evropianë si dhe qytetarë të Bangladeshit.

Mogherini shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe shtoi se BE-ja solidarizohet me Qeverinë e Bangladeshit dhe popullin e atij vendi si dhe popujt e vendeve shtetasit e të cilëve janë vrarë.

Sulmi është kryer mbrëmë në një restorant në Daka. Kriza e pengjeve ka zgjatur dhjetë orë dhe gjatë operacioneve të shpëtimit të shtunën në mëngjes, forcat e policisë kanë vrarë gjashtë militantë dhe shpëtuan 13 pengje.

Mediat italiane kanë raportuar se në mesin e të vdekurve ka dhe shtetas të këtij vendi, por nuk dihet nëse ata janë shpëtuar ose jo.

Shoqëria e Inteligjencës SITE Group me qendër në SHBA njoftoi se DAESH mori përgjegjësinë për sulmin në një restorant në Daka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button