Kryetari i Sarajit Murati, takon kryetarin e Bursës Altepe

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati, bashkë me Ministrin e Ambientit Jetsorë dhe planifikimit Hapësionrë Bashkim Ameti, kanë pritur në takim, delegacionin e Komunës së Bursës, të udhëhequr nga kryetari i kësaj komunë Rexhep Alltepe.

Në këtë takim të parë zyrtarë, janë shqyrtuar mundësitë për bashkpunim mes dy komunave, njëkohsishtë janë shkëmbyer edhe përvojat e tyre.

Murati e ka njoftuar, kryetarin Rexhep Alltepe, për punët që ka realizuar, për punët që janë të planifikuar të realizohen, si dhe mundësitë që i ofronë pozita gjeografike për investitorë nga Turqia.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Bursës Rexhep Alltepe, shprehi gatishmëri që të ndihmojë Komunën e Sarajit, nëpërmjet donacionëve, duke thënë se për një të ardhme të shkurtë, do të shqyrtojë mundësitë ligjorë për të mbështetur ndonjë projektë kulturorë, arsimorë apo në infrastrukturë.

Dy bashkbiseduesit u dakorduan që ky bashkpunim në të ardhmen të vazhdohet, ku kryetari i Alltepe i bëri thirje, kryetarit të Sarajit Bekim Murati, që ta vizitojë komunën e Bursës dhe të formalizojn bashkpunimin. Komuna e Sarajit deri më tani është binjakëzuar me Komunën e Iskidarit dhe Kërsheirit nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button