Kongresi i PBDNJ-së – Reforma në drejtësi, Rama: Po negociojmë!

Reforma në drejtësi duhet votuar në 21 korrik pasi përcakton fatin e gjeneratës tjetër.

Rama: Më 21 korrik përcaktohet fati jo i një ligji të zakonshëm, apo reforme të zakonshme, por fati i një gjenerate. Kjo është e vërtet. Kush thotë diçka tjetër ka arsyet e veta.

Rama zbuloi atë që po ndodh jashtë vëmendjes se publikut, propozimet për të siguruar votën pro të opozitës.

Kryeministri është u gatshëm të pranoje proporcionalitet, por këmbënguli në refuzimin e tij ndaj formulës së vendeve të rezervuara.

Rama: Kemi negociuar dhe vazhdojmë të negociojmë duke propozuar formula të ndryshme që garantojnë proporcionalitet në pjesëmarrje, por jo vende të rezervuara. Jo të ndajmë gjykatësit në tanët dhe të kundërshtarit dhe pastaj ta bëjmë Komisionin e Vetingut si KQZ-në e 2011-s.

Zërat kundër monitorimit ndërkombëtar të vetingut, Rama i quajti klithma të pakuptimta.

Rama: Si mekanizëm i besueshëm arbitrimi. Unë e kuptoj shumë mirë. Do ta kuptoja edhe më mirë në qoftë se nuk do të ishim në këtë situatë klithmën; ku vajti sovraniteti ynë se si mundet ndërkombëtarët të fusin hundët në punët tona. Por, ne besoj jemi të gjithë të vetëdijshëm se nuk është BE-ja ajo që po troket këtu dhe thotë të bëhemi anëtar të Shqipërisë. Është Shqipëria që troket në BE dhe thotë duhet të bëhemi anëtar të Bashkimit Evropian, transmeton Ora News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button