Gaza, shënohet Dita Botërore e Jerusalemit

Hamasi dhe krahu ushtarak i tij Brigadad Izzeddin el-Kassam, me rastin e Ditës Botërore të Jerusalemit bënë thirrje që vendet arabe dhe islamike t’i bashkojnë fuqitë dhe përpjekjet e tyre me qëllim që të mbështetet Jerusalemi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Hamasi thuhet: ”Ftojmë Ummetin islam që përpjekjet e tyre për Jerusalemin t’i bashkojnë dhe ftojmë të rrihet përball përpjekjeve të Izraelit për ndarjen e Mesxhid-i Aksa-së në kohë dhe hapsirë”.

Në deklaratë potencohet se e vetmja mënyrë për të çliruar Jerusalemin është të mbështetet rezistenca.

Zëdhënësi i Brigadës Kassam, Ebu Ubeyde, në mesazhin e tij të publikuar tha se ”I thirrim shtetet muslimane dhe arabe që t’i bashkojnë fuqitë dhe përpjekjet e tyre për të mbështetur Jerusalemin dhe vëmendjen e tyre të kthejnë në Palestinë dhe Jerusalem”.

Dita e premte e fundit në muajin Ramazan, në disa vende islamike nën emrin ”Dita Botërore e Jerusalemit” festohet me aktivitete të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button