Hajnat lozin vallen e natës në Tetovë, vidhen sasi të mëdha parash

Gjatë natës së mbrëmshme në Tetovë, sipas informatave të policisë së kanë ndodhur dy vjedhje të rënda. 

Një shumë parash prej 11 mijë euro të vendosur në një qese najloni janë vjedhur mbrëmë nga shtëpia e H.K, në para lagjen e Tetovës në Reçic të Madhe. Një vjedhje tjetër po ashtu është shënuar në shtëpinë e S.T nga fshati Kamenjan i Tetovës nga ku janë vjedhur 300 mijë denarë.

Siç informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, vjedhja në Reçic të Madhe është bërë deri më tani nga persona të panjohur afër mesnatës, deri sa familjarët kanë qëndruar në katin përdhese të shtëpisë. Vjedhësit kanë hyrë nga dritarja e katit të parë dhe kanë marrë me vete 11 mijë euro. Policia ka bërë hetimin e rastin dhe punon për ndriçimin e rrethanave dhe zbulimin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button