Dibër, NKP “Kale” riaktivizon deponinë në vendin e quajtur Paresh

Kohë më parë , në vitin 2008 , bëri bujë çështja e problemit të deponisë në Qendrën Zhupë e financuar nga Qeveria italiane, por e njëjta u ndal në saj të protestës së banorëve vendas të cilët ishin kundër kësaj deponie të egër. Tani, përsëri riaktivizohet e njëjta deponi, por kësaj radhe nga ana e Ndërmarrjes Komunale Publike “ Kale” .
Sazan  Papraniku, kryetar i degës së PDSH-së në qendër Zhupë, vlerëson se “NKPKale” hedhë  mbeturina pa kontroll. Shkaku kryesor  janë këshilltarët e LSDM-së dhe këshilltarët turq edhe vetë kryetari Ylber  Isenovski, si përfaqësues i BDI-së, pra ky i fundit është kryesori që e nxitën këtë problem,vlerëson Papraniku.

“Në kohën kur ishte çështja e deponisë , Ylber Isenovski ishte po i BDI-së i cili votoi pro deponisë. Kur ishte problemi i projektit në vlerë prej 200 mijë euro , i ashtuquajtur, ”për Radikë të pastër”, për edukim të popullatës, prej atyre 200 mijë eurove , sipas Papranikut, 120 mijë euro janë marrë në mënyrë të zezë, gjoja se janë mbajtur edukime nëpër fshatra, por kjo nuk është e vërtetë sepse është mbajtur vetëm një mbledhje dhe jo edukime me banorë. Me këtë rast ne mbajtëm protesta kundër kësaj deponie, dhe ia arritëm qëllimit tonë, deponia u ndalua. Në atë kohë erdhën edhe përfaqësues italian, përfaqësuesi i BE,  Ervan Fuere duke u vërtetuar se nuk janë kushtet për deponi sepse është vend i hapur dhe të gjitha mbeturinat rrëshqasin në një pjesë të liqenit të Dibrës”, theksoi Papraniku.

“Deponia  vazhdon në formë të zezë nga ana e drejtorit Ylber Isenovskit, dhe ky këtë e bën për përfitime tjera të ndonjë projekti tjetër siç ishte më parë Qeveria italiane”, vlerëson Papraniku. Sipas tij, Isenovski vlerëson se deponinë e këtillë e përkrahën edhe pushteti vendor i Dibrës, me të vetmin qëllim që mbeturinat e Dibrës dhe Mavrovës të shkojnë në deponinë e quajtur Paresh.

Lajme të ngjashme

Back to top button