Policia turke arrestoi edhe 11 të dyshimtë për sulmin në Aeroportin e Stambollit

Policia turke arrestoi 11 të huaj, për të cilët ekziston dyshim se janë anëtarë të degës së Shtetit islamik në Stamboll dhe janë të lidhur me vetëvrasësit terroristë, të cilët e kanë kryer sulmin në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, njoftuan mediat turke.

Arrestimet janë kryer në operacionin herët në mëngjes të ekipit të forcave policore për luftë kundër terrorizmit në lagjen Bashakshehir në pjesën evropiane të Stambollit.

Zëdhënësi i policisë nuk e konfirmoi këtë informacion.

Tre vetëvrasësit terroristë, për të cilët supozohet se janë anëtarë të SHI-së, aktivuan mjete shpërthyese të martën në mbrëmje në aeroport, me ç ‘rast jetën e humbën 44 persona, ndërsa mbi 200 janë plagosur.

Një përfaqësues qeveritar konfirmoi dje se terroristët janë shtetas të Rusisë, Uzbekistanit dhe Kirgistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button