VMRO – DPMNE: Fushata e shpifjeve politike, nuk e ka shembur gjendjen shpirtërore të Taleskit

“Fushata e shpifjeve politike kundër kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, nuk e ka shembur gjendjen e tij shpirtërore dhe shëndetësore”, konfirmon njeriu i parë i Komitetit Komunal të VMRO – DPMNE-së në Manastir, Borçe Dimitrovski, njofton Portalb.

Në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur për gjendjen fizike dhe psikologjike të Taleskit, ai tha se është në kontakt me atë dhe se sipas bisedave që i ka bërë, përshtypja e tij është se kryetari i Manastirit ndjehet mirë.

“Në publik që moti është e qartë se për çfarë bëhet fjalë. LSDM, duke mos pasur mënyrë tjetër demokratike që të luftojë për të ardhur në pushtet, në vazhdimësi punon për diskreditimin e partisë në pushtet dhe mundohet në çdo mënyrë, madje edhe me fushata politike të dirigjuara nëpërmjet instrumenteve të saja”, tha Dimitrovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button