Çështja e emrit, tone të ashpra nga të djathtët grek deri te Qeveria e Maqedonisë

Lideri i partisë së djathtë greke “Demokracia e Re”, Kirjakos Micotakis, nga Parlamenti Evropian ka porositur se Greqia i ka bërë të gjitha hapat e patjetërsueshme për t’u gjetur zgjidhje për çështjen e emrit dhe se atë duhet ta bëjë edhe Qeveria e Maqedonisë, njofton Portalb.

Duke u përgjigjur në pyetjet e eurodeputetëve, në kuadër të mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane në lidhje me çështjen e emrit, Micotakis, ka theksuar se Greqia  e ka ecur pjesën e saj të rrugës për t’u zgjidhur çështja me  emrin. Megjithatë, sipas tij, Qeveria e Maqedonisë, nuk ka i ka ndërmarrë të gjitha hapat e patjetërsueshme që të gjendet në gjysmën e rrugës me Greqinë dhe së bashku të arrijë në zgjidhje. Mirtakis ka qenë i qartë se “Demokracia e Re”, ende është me qëndrimin e njohur të Greqisë që emri duhet të jetë i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, transmeton Portalb.

Porosi edhe më të ashpër deri te Qeveria e Maqedonisë ka dërguar presidenti i Greqisë, Propkopis Pavllopullos, nga ceremonia për shpalljen e tij, qytetar nderit i Kavalanas. Duke u mbajtur ende në qëndrimin e tij, Pavllopullos ka theksuar se Maqedonia është Greqi dhe nëse Maqedonia do të hyjë në institucionet ndërkombëtare patjetër duhet ta respektojnë historinë dhe jo nëpërmjet propagandës ta trillojnë.

“Karakterin grek në Maqedoni, që dikush guxon ta kontestojë me argumente të rrezikshme, këtu flas për propagandën e Shkupit, nuk mundet ta kontestojë. Le të mos mendojë dikush se do të lodhemi duke thënë se nuk do të lëshojmë përpara kësaj propagande. Nuk do të bëjmë asnjë lëshim në lidhje me këtë çështje, as nga brenda e as nga jashtë historisë së Greqisë, ta respektojnë të vërtetën”, ka deklaruar Pavllopullos. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button