Kabineti i Sigurisë së Izraelit miraton marrëveshjen me Turqinë

Kabineti i Sigurisë së Izraelit dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, e miratuan marrëveshjen e nënshkruar mes Turqisë dhe Izraelit për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me 7 vota ‘pro’ dhe 3 ‘kundër’, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas radios ushtarake të Izraelit, në mbledhjen e sotme ministri i Mbrojtjes Avigdor Liberman, ministri i Edukimit Naftali Bennett dhe ministrja e Drejtësisë Ayelet Shaked votuan kundër, ndërsa 7 ministrat tjerë votuan pro.

Në mbledhje morën pjesë kryeministri, ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Sigurisë së Brendshme, Drejtësisë, Financave, Edukimit, Energjisë Atomike, Migrimit dhe Ndërtimit, ndërsa si vëzhgues dhe këshilltar morën pjesë prokurori dhe kreu i Këshillit të sigurisë kombëtare.

Marrëveshja brenda 14 ditëve do të votohet në parlamentin izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button