Përmirësimi i bashkëpunimit turistik midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë ka mbajtur një konferencë për media me temë “Përmirësimi i bashkëpunimit të turizmit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë si dhe paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas ambasadorit të Bullgarisë në Shkup, Ivan Velikov Petkov, njëri nga prioritetet e këtij bashkëpunimi është nivelizimi i turistëve nga Bullgaria dhe Maqedonia sepse siç tha në bazë të të dhënave statistikore vitin e kaluar 470 mijë shtetas të Maqedonisë kanë vizituar Bulgarinë ndërkohë që vetëm 52 mijë e 748 bullgarë kanë ardhur në Maqedoni.
“Potenciali për bashkëpunim në fushën e turizmit është shumë i madh, por pengesë është infrastruktura. Nga Shkupi në Sofje arrihet për të paktën katër orë përfshirë pritjet në kufi. Kjo duhet të zgjidhet. Maqedonia dhe Bullgaria janë të lidhura historikisht. Ohri mbetet destinacioni numër një për mysafirët bullgarë nga shkaku i bukurive të liqenit dhe mbi 300 kishat”, tha Petkov.
Kreu i Odës Turistike-Hotelierike të Maqedonisë, Arkan Kerim tha se numri i vogël i turistëve që vijnë nga Bullgaria është si rezultat i zhvillimit të shpejtë të kapaciteteve turistike në vet Bullgarinë, siç janë ato në Bansko dhe Borovec, ku shërbimi është në nivel më të lartë se edhe ato në Greqi.
“Ne duam që një numër sa më i madh i turistëve nga Maqedonia të vizitojnë Bullgarinë dhe anasjelltas, sa më shumë turistë bullgarë të vijnë tek ne. Duhet të ketë reciprocitetinë këtë segment. Kemi objekte të mjaftueshme, por gjithashtu kemi mundësi për të ndërtuar të reja nëse është e nevojshme”, tha Kerim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button