Rikthehet “lufta” politike, hakmerret Rama, i “vjedh” Nishanit kryeprokurorin, priten reagime të ashpra nga opozita

Është zhvilluar sot mbledhja më e rëndësishme për reformën në drejtësi. Mbledhja është bërë në Kryesinë e Kuvendit dhe në fokus ka qenë zgjedhja e kryeprokurorit.
Në lidhje me këtë çështje, duket se kryeministri Rama është hakmarrë ndaj Presidentit Bujar Nishani, duke i hequr këtij të fundit kompetencat për zgjedhjen e kryeprokurorit.
Ky i fundit i ka kaluar Kuvendit, ku do të zgjidhet me 84 vota. Kandidatët për kryeprokuror do të vetëofrohen. Ky vendim është marrë vetëm nga mazhoranca, pasi opozita vijon bojkotin.
Ndërsa, ky vendim pritet të nxejë edhe më tepër gjakrat mes palëve politike, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button