Shahpaska: Vdesin foshnja dhe nuk ka barna, Qeveria shkurton 570 mln denarë për shëndetësinë

Deputetja e LSDM-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar Shëndetësi, Jagoda Shahpaska, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se vdesin fëmijë, nëna shtatzëna, të sëmurët nga diabeti nuk anë insulinë, të sëmurën nga kanceri nuk i kanë barnat e gjeneratës së re, nëpër klinika nuk a materiale themelore mjekësore, ndërkaq spitalet janë të rrënuar, por Gruevski me rebalancin e ri buxhetin për shëndetësi e ka shkurtuar për plot 570 milionë denarë.

“Kjo dyfytyrësi e pushtetit në vend që të ndërtojë spitale, ka shkurtuar 250 milionë denarë për ndërtimin e klinikave qendrore të cilat i ka premtuar me vjet për në Shkup dhe Shtip. 17 milionë denarë i ka shkurtuar për Spitalin e Tetovës dhe Kërçovës. 20 milionë denarë për rikonstruimin dhe ndërtimin plotësues të institucioneve shëndetësore dhe ambulancave rurale. Ja gënjeshtrat e Todorovit dhe Gruevskit për ndërtimin e ambulancave nëpër fshatra”, tha Shahpaska.

Ajo gjithashtu shtoi se 110 milionë denarë janë shkurtuar për insulinë dhe se kjo, sipas tyre, është rezultat i asaj se do të sigurohet insulinë më i lirë dhe me kualitet të dyshimtë.

Mjete janë shkurtuar edhe për dializë, për transplantim, kontrolle sistematike të nxënësve, vaksina dhe për pacientë me sëmundje të rralla.

“Nuk a para kur është në pyetje gjendja shëndetësore e qytetarëve, por ka para kur duhet për kolltukët e rehatshme në të cilat ulet kuadri i Gruevskit. Kanë për mobile – për mbi 1 milionë e 200 mijë euro. Kanë për mëditje – nga 42.000 euro në ditë dhe për tjera harxhime, por nuk kanë për shëndetin e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Shahpaska.

LEXO: në lidhje me temën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button