Nga vjeshta dy pjesët e Shtëpisë Studentore “Goce Dellçev” me pamje të re (FOTO)

Viti i ardhshëm akademik, studentët e Shtëpisë Studentore “Goce Dellçev”, do t’i pret me kushte më të mira për qëndrim, njofton Telgrafi maqedonas, transmeton Portalb.

Rikonstruimi i kësaj shtëpie, është bërë pas disa dekadave. Për momentin është duke u rinovuar blloku “A”, kompetentët thonë se pjesa më e madhe e punëve do të mbarojnë në vjeshtë, ndërkaq më pas studentët do të transferohen nga blloku “B”, që tanimë është i rinovuar.

Në dhomat e studentëve të bllokut “B”, janë vendosur, kravatë, dritare, tavolina, mini-frigorerë, kuzhinë dhe ngrohje të re.

Përveç saj, studentët do të kenë dhe internet, ndërkaq nëpër korridoret e shtëpisë studentore janë vendosur kamera sigurie me qëllim që të parandalohet dëmtimi i pajisjeve të reja, transmeton Portalb.

Gjithashtu është rinovuar edhe leximorja, janë vendosur kompjuterë, printues, ndërkaq janë sjellë edhe libra të reja për bibliotekën.

Blloqet “V” dhe “G”, janë të radhës për rinovim dhe atje nuk do të pranohen studentë.

I gjithë rikonstriuimi i kësaj shtëpie studentore pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm.

реновирање_студентски_гоце_делчев__1_

реновирање_студентски_гоце_делчев__2_

реновирање_студентски_гоце_делчев__3_

реновирање_студентски_гоце_делчев__4_

реновирање_студентски_гоце_делчев__8_

реновирање_студентски_гоце_делчев__10_

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button