Plenumi Studentor paralajmëron bllokadë të zgjedhjeve studentore

Plenumi Studentor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, u bën thirrje studentëve që nesër në ora 12 në oborrin e UKM-së të marrin pjesë në bllokadën e zgjedhjeve studentore, njofton Portalb.

“Rikujtojmë se bllokada nuk është vepër penale ashtu siç disa media nxorën disa lajme. Ne të gjithë jemi anëtarë të Parlamentit Studentor, jemi të shkelur nga aspekti juridik. Kemi të drejtë të kandidojmë me kandidat tonë, të kemi qasje në aktet që i rregullojnë zgjedhjet, të kemi qasje deri te Kuvendi dhe mbledhjet e Parlamentit Studentor”, thonë nga Plenumi Studentor.

Studentët kanë porositur se kanë të drejtë t’i ndalojnë zgjedhjet të cilat, sipas tyre, janë ilegale dhe jo-legjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button