Shitje rekorde e fanellave të Kombëtares, ky futbollist shiti më shumë
Fanellat e Kombëtares kanë kapur një rekord të ri shitjesh. Performanca e kuqezinjve ne Evropian duket se ka rritur numrin e blerjeve tek tifozët.
Sipas “TCH”, rreth 65 mijë fanella të Kombëtares janë shitur ende pa u mbyllur “Euro 2016”.
Paçka se kuqezinjtë u eliminuan nga turneu më i madh i futbollit në Europë, paraqitja e treguar nga ata mbushi rrugët e Francës me flamuj kuqezinj dhe fanella të Kombëtares.
I pyetur se cili është rekordmeni i fanellave kuqezi të Evropianit, apo idhulli i tifozerisë shqiptare, ai ka thënë se: “Nëse do të flasim për lojtarët, padyshim që kapiteni Cana ka qenë më i preferuari. Por kemi pasur edhe emra të tjerë si Xhaka, Agolli dhe Kaçe. Në shifra më të ulëta më pas vijnë pothuajse të gjithë lojtarët e tjerë”.