Nishani mesazh ngushëllimi Erdoganit për sulmin terrorist në Stamboll

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nisahni, nëpërmjet një mesazhi ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të vdekurve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin drejtuar homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, Nishani, shprehet se i dënon me forcën më të madhe aktet terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan. Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike”, thuhet në mesazhin e Nishanit drejtuar Presidentit Erdoğan.

Ai shprehet më tej se në këto momente të vështira populli shqiptar është pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.

Nga sulmi terrorist në aeroportin Atatürk në Stamboll humbën jetën 36 persona dhe u plagosën 147 të tjera, ndërkohë që nga e gjitha bota ka patur mesazhe solidarizuese për popullin turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button