Rama: Akt tjetër barbar i atyre që s’kanë Zot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, që lanë të vdekur rreth 100 persona.

Rama, që kishte aterruar në Stamboll pak minuta pas sulmeve, e ka quajtur akt barbar sulmin e së martës.

“Keqardhje e thellë për jetët e pafajshme të humbura në këtë tjetër akt barbar të atyre që s’kanë as Zot as shpresë dhe as vend mes njerëzve!”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button