Myftiu Tërnava: Nuk do ta lejojmë askënd t’i bëjë dëm vendit në emër të fesë

Bashkësia Islame e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme ka shtruar iftar për gazetarët e të gjitha mediave në Kosovë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava duke folur para gazetarëve që janë mbledhur sonte në këtë iftar ka thënë se kërkon ndihmën e gazetarëve për të demaskuar të gjithë ata që sipas tij, në emër të fesë duan t’i bëjnë dëm popullit.

Ai gjithashtu është shprehur se nga Kosova dhe shqiptarët duhet të mësojnë shtetet dhe kombet e mëdha për mirëbesimin fetar që kanë mes vete shqiptarët.

“Askush në Kosovë nuk duhet ta ruajë shpinën nga Bashkësia Islame”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button