Ministri Kuçi takoi drejtorin e USAID-it James Stein

Ministri i Ekonomisë,  Driton Kuçi, sot ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e USAID-it,  James Stein.

Gjatë takimit që u zhvillua me kërkesë të  Stein u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm që  USAID-i ka pasur me Ministrinë e Ekonomisë.

“Ministri Kuçi konfirmoi mbështetjen e plotë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të ardhmen, dhe falënderoi drejtorin Stein për mbështetjen që qeveria amerikane dhe popullin mik amerikan ka  dhënë për Ministrinë e Ekonomisë dhe vendit tonë që nga viti 1991. Kuçi dhe Stein u dakorduan që bashkëpunimi i suksesshëm mes Ministrisë së Ekonomisë dhe të USAID-it të vazhdon me realizimin e projekteve të reja në të mirë të kompanive dhe qytetarëve në fushën e energjetikës, turizmit  si dhe lehtësimin e tregtisë. Ministri Kuçi gjatë takimit shfrytëzoi  mundësinë për t’i uruar  Stein 4 korrikun- 240 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në kumtesë e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button