Tavecchio: Gjermania ia ka frikën Italisë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, nuk fsheu kënaqësinë për shkak të lojërave të deritanishme të kombëtares në Kampionatin Evropian në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas eliminimit të kampionit aktual evropian Spanjës, “azurët” në çerekfinale i pret kampioni aktual botëror Gjermania. Tavecchio është i vetëdijshëm se ky është një rival i cili mund të frikësojë këdo, por po ashtu konsideron se gjermanët kanë arsye që të frikësohen nga italianët.

“Deshëm të bëjmë diçka të bukur dhe të befasojmë. Mendojmë se ia arritëm qëllimit. Kemi luajtur një ndeshje të madhe dhe kemi trajner fantastik. Kam thënë se po shkojmë në Euro që t’i fitojmë spanjollët, tani shpresojmë se mund të bëjmë diçka më tepër se ajo”, tha Tavecchio pas triumfit të Italisë mbi Spanjën me rezultatin 2:0.

“Tani na pret Gjermania. Sikur spanjollët, ata mund të frikësojnë këdo, por tani jam i bindur se edhe ata kanë frikë prej nesh. Po shkojmë në Bordo që të fitojmë e jo të dorëzohemi. Kemi ekip të fortë dhe të tjerët mësojnë nga ne, duke e shikuar këtë fakt. E dija këtë tashmë një kohë, pasi me këtë kombëtare kalova dy vite”, u prononcua për mediat italiane Tavecchio.

Italia në çerekfinale të Kampionatit Evropian do të luajë kundër Gjermanisë më 2 korrik në Bordo me fillim në ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button