Komuna e Strumicës nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Policisë Financiare

Komuna e Strumicës sot është kontrolluar nga inspektorët e Policisë Financiare të cilët, sipas burimeve të mediave pro-qeveritare, me urdhër të Prokurorisë Themelore janë angazhuar që të marrin disa dokumente që kanë të bëjnë me disa tenderë për transportimin e nxënësve në Komunën e Strumicës, njofton Portalb.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Vasil Pishev, disa herë në konferenca për shtyp, e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Strumicës dhe liderin aktual të LSDM-së, Zoran Zaev, se për transportin e fëmijëve ka paguar transport disa herë më të shtrenjtë.

Komuna e Strumicës, pas bastisjes së zyrave të tyre, ka reaguar duke theksuar se në periudhën e kaluar deputeti i VMRO-së, Pishev, ka për qëllim që vëmendjen e Prokurorisë Speciale ta shpërqendrojë, nga kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili është i akuzuar nga Prokuroria Speciale në rastin “Transportuesi” që ka të bëjë me transportin e fëmijëve të Manastirit dhe që sipas PSP-së, i ka bërë dëm shtetit për 360.000 euro, transmeton Portalb.

“Për nevojat e inspektimit të sotëm financiar, nga ana e komunës dhe shërbimeve të saj, janë siguruar dhe janë paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme. Nuk është hera e parë që “vizitohemi” nga Policia Financiare. Deri më tani, të gjitha kontrollet në Komunën e Strumicës e kanë treguar punën ligjore të komunës dhe kryetarit të saj. Pishev po mundohet që ta shpërqendrojë vëmendjen e PSP-së, nga krimineli Manastirit, Vlladimir Taleski”, thuhet në kumtesën e Komunës së Strumicës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button