Sulm terrorist në Diyarbakir, disa të plagosur

Një polic në Turqi ka ndëruar jetë si pasojë e një sulmi me autobombë të ndërmarrë nga terroristët e PKK-së në Diyarbakır, i cili në shënjesëtr ka pasur një automjet policor.

Në një deklaratë për Anadolu Agency në kushte anonime, burime të policisë bëjnë të ditur se njëri nga dy policët e plagosur ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak në Diyarbakır, si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmit.

Nga sulmi i PKK-së dy policë dhe gjashtë civilë mbetën të plagosur, ndërsa janë dëmtuar bizneset dhe shtëpitë përreth zonës ku ka ndodhur sulmi.

PKK-ja e cila është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën e saj të armatosur 30 vjeçare kundër shtetit të Turqisë në korrik të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button