Manjani ‘kundër’ Tahirit: Kjo KLD është e pakorruptuar

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mendon se anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë miliarderë të korruptuar, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka tjetër mendim.

Gjatë mbledhjes së fundit të KLD, ai është shprehur se kjo KLD është e pakorruptuar, transmeton Mapo.

Duket se kjo shënon një tjetër krisje në marrëdhëniet e brishta të koalicionit qeverisës.

“Unë vërtet jam anëtar i qeverisë, por mendoj se kjo KLD, në tërësinë e saj, përveç problemeve që ka në pjesën organizative, por edhe në pjesën e sjelljes, ka një dallim si nata me ditën me përvojat e mëparshme. Askush nuk mund ta akuzojë këtë Këshill të Lartë të Drejtësisë që është i korruptuar për shembull,” tha Manjani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button