Kërkohet seancë dëgjimore në Kuvend për demarkacionin

Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ishte paraparë raportimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, por një gjë e tillë nuk ndodhi, për shkak se siç u tha nga kryetarja e këtij komisioni, Njomëza Emini, ministri Kuçi është në një vizitë zyrtare.

Në këtë mbledhje të Komisionit, u kërkua një seancë dëgjimore në Kuvend, në të cilën do të diskutohej për demarkacionin, ku do të ftoheshin ekspertë të ndryshëm të kësaj çështje, raporton “zeri.info”.

Këtë pikë e ngriti deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se anëtarët e komisionit për caktimin e vijës kufitare ishin ftuar edhe një herë tjetër që të vijnë e të japin informata rreth demarkacionit me Malin e Zi, por për shkak të disa problemeve nuk kishin marrë pjesë, ndërsa nuk ishin ftuar më.

Mirëpo, për këtë pikë të rendit të ditës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, votoi kundër.

Në anën tjetër, anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj- Gutaj, kërkoi nga opozita që të mos e pengoj debatin për demarkacionin dhe të jetë pjesë e tij.

Ndërkaq, Bislim Zogaj nga PDK ka thënë se pa sqarimin e ekspertëve për vijën kufitare me Malin e Zi, ai nuk mund ta votoj një marrëveshje të tillë në ditën kur në Kuvendin e Kosovës do të vij për ratifikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button