Brexit, Juncker kërkon sqarime nga Londra

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kërkoi nga Britania e Madhe që të sqarojë sa më parë pozicionin e vet në lidhje me daljen nga Bashkimi Europian, njofton TCH.

“Sa më shpejt që të sqarohet kjo situatë, aq më mirë është. Sigurisht që mua më vjen keq për votën e britanikëve. Jam një europian, s’jam robot, as burokrat i ngurtë dhe as teknokrat”, deklaroi ai.

Deklaratë e Juncker u bë në pritje të takimeve të David Cameron me udhëheqësit e vendeve të BE-së, i pari i këtij lloji pas referendumit.

Cameron takohet si kryeministër i dorëhequr tashmë. Ai do të largohet nga detyra që mban në muajin tetor për t’u zëvendësuar me gjasa nga Boris Johnson, kundërshtari më i ashpër brenda konservatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button