SHBA, skandali më i shtrenjtë në historinë e autoindustrisë

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen (VW) doemos do të duhet t’u paguajë konsumatorëve një shumë rekord prej rreth 13.6 miliardë euro (15 miliardë dollarë) për t’i tërhequr paditë, njoftuan burime nga media të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja do ta kushtojë VW rreth 4.5 miliardë euro (pesë miliardë dollarë) më shumë nga ajo që përflisnin mediat.

Njëherit, ky do të jetë edhe programi më i madh automobilistik i blerjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si dhe skandali më i shtrenjtë në historinë e autoindustrisë.

Marrëveshja zyrtarisht do të bëhet sot në gjykatën në San Francisko. Vitin e kaluar, Agjencia për mbrojtjen e mjedisit jetësor shpalosi se automjetet e Volkswagen-it janë të pajisura me softuer i cili mashtron testet e emetimit të gazrave.

Gjatë këtij mashtrimi janë përfshirë disa modele të VW-së të prodhuara në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Në mesin e tyre janë edhe disa modele të Audi-së dhe Porschea-s. Pas skandalit janë parashtruar rreth 600 padi kundër VW nga ana e konsumatorëve dhe Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve.

Marrëveshja, e cila do të shpaloset të martën me siguri do të përfshijë rreth 500 mijë pronarë të automjeteve të Volkswagen. Pronarët do të fitojnë mesatarisht rreth 4.500 euro (5.000 dollarë), ndërsa disa madje edhe deri në 9.000 euro (10.000 dollarë). Në pajtim me marrëveshjen me secilin prej pronarëve, VW do të ofrojë ose blerjen e automjetit ose riparimin e motorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button