Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve

“Dy datat paraprake për zgjedhje parlamentare të dakorduara bashkërisht, 24 prilli dhe 5 qershori u anuluan në moment të fundit dhe qytetarët me të drejtë shprehën skepticizëm për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha mbrëmë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në iftarin e shtruar nga dega e BDI­-së në Çair.

Zgjedhjet, shtoi ai, duhet të mbahen me pjesëmarrjen e të gjithëve, me përkushtim publik dhe me mbështetje pa rezervë ndaj institucioneve, të cilat duhet t’i krijojnë kushtet për zgjedhje.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen me pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithëve që nënkupton, në veçanti, përkushtimin publik të LSDM­-së opozitare që do të merr pjesë në këtë proces dhe që nuk do të kërkojë edhe një shtyerje të zgjedhjeve”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti me këtë rast shfaq pritje që të gjitha partitë të punojnë me seriozitet dhe sinqeritet në përmbushjen e kushteve.

“Përcaktimi i datës së zgjedhjeve pa i siguruar kushtet sa do irracionale qofshin, na rikthen në rethin vicioz të dilemave rreth mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button