Gostivar, vritet një 24 vjeçar pas një zënke

Një 24 vjeçar nga Gostivari, mbrëmë ka vdekur pasi është qëlluar me një plumb në bark. Përfundimit tragjik i ka paraprirë konflikt me një person rreth gjoja një shkelje në komunikacion.

Për rastin më shumë hollësi priten gjatë ditës, pasi prokurori publik do t’i rrumbullaksoj aktivitetet hetuese, të cilat kanë filluar mbrëmë me ekspertizën.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Sedek Kostovski” në afërsi të ish Zhito Shar rreth orës 22.

Dyshohet, se 24 vjeçari duke vozitur me automobil “golf” është ndalur para automjetit të të dyshuarit për vrasjen dhe kanë filluar zënkë. Në zënkën janë shtënë më shumë plumba, ndërsa njëri ka përfunduar në barkun e shoferi më të ri. Pas plagosjes, viktima është transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa prej këtu në klinikat e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.

Nga SPB Tetovë konfirmuan se i dyshuari për vrasjen, mbrëmë vetë është dorëzuar në stacion policor të Gostivarit, ku është mbajtur. Hollësi për identitetin dhe motivet që kanë sjellë deri te ngjarja tragjike do të bëhen të ditura gjatë ditës dhe duhet t’i kumtojë Prokuroria Publike Themelore në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button