Kinë, 35 të vdekur nga zjarri në një autobus

Pasi një autobus pasagjerësh në Kinë ishte përfshirë nga zjarri pas përplasjes me barrierat në autostradë, numri i të vdekurve është rritur në 35, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “China Daily”, si pasojë e ngjarjes humbën jetën 35 persona, mes tyre dy fëmijë.

Zyrtarët theksuan se nga 11 të plagosur në aksident 4 janë në gjendje të rëndë. Theksohet se zjarri është shkaktuar nga derdhja e naftës pas përplasjes së autobusit në barrierat e autostradës.

Hetimet lidhur me aksidentin vazhdojnë, ndërsa shoferi i autobusit është ndaluar nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button