Tragjedi në Kumanovë, një 6 vjeçari humb jetën në ashensor

Pas 3 orëve të plota zjarrfikësit e njësisë territoriale të Kumanovës dhe shërbimet për mirëmbajtjen e ashensorëve kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të fëmijës 6 vjeçar. Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 12, pasi fëmija i vogël momentin që ka dalë nga ashensori i ndërtesës ku banonte është tërhequr pas nga dera e ashensorit duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e SPB të Kumanovës dhe po hetojnë rastin,ndërsa trupi i pajetë i 6 vjeçarit është dërguar në obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button