PETR: Emërimi i Xhelal Bajramit pë prokuror publik ka thyer amendamentin 30 të Kushtetutës

Partia për Emancipimin e tërësishëm të romëve në Maqedoni kërkon që të shqyrtohet zgjedhja e Xhelal Bajrami për prokurorë publik, sepse siç thonë ata, emërimi i tij në atë pozicion e shkel amandamentin 30 të Kushtetutës, ku shkruan se për zgjedhje të prokurorëve publik duhet pasur parasysh edhe përfaqësimin adekuat të etniteteve në Maqedoni, transmeton Portalb.

“Ky shtet nuk është vetëm i maqedonasve dhe shqiptarëve, por ka edhe etnitete tjera. Në Kushtetutë nuk shkruan se duhet të jetë shqiptar, për këtë arsye kërkojmë që të rishqyrtohet kjo zgjedhje dhe si parti do të kërkojmë tërheqjen e emërimit nëpërmes Gjykatës Kushtetuese”, thonë nga partia.

Nga aty kujtojnë se Xhelal Bajrami është funksionar i BDI-së dhe se ka qenë ministër për Punë dhe Politikë sociale si dhe zv/ministër për Punë të Brendshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button