Ivanov: Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër me aministitë

Vendimin për amnisti e kam marrë në bazë të të drejtave që më janë dhënë në Kushtetutën dhe në Ligjin për abolime. Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër, thotë presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për “Dnevnik.

“Ndërkohë janë paraqitur interpretime të ndryshme dhe kontestime të bazës së këtillë juridike. Nga gjithë ky debat kemi mundur të mësojmë se sa autoritete të rreme kemi pasur në shtet. Kemi mësuar se sa lehtë prishet autoriteti personal që të përshtatet në strukturë të caktuar politike ose sa ndikon në qëndrimin profesionist fakti kur do t’ju vendosin në listë për këshilltarë”, thotë presidenti i Maqedonisë.

Shton se të gjitha argumentet se pse e ka marrë këtë vendim për abolim i ka elaboruar në fjalimin e 12 prillit. “Atëherë, thotë kam përmendur në situatën reale me të cilën përballemi dhe nevojën e pajtimit. Këtë e kam bërë sepse qytetarët i përcjellin ngjarjet çdo ditë, por nuk munden ta pasqyrojnë pamjen e përgjithshme të krizës nga fillimi i saj,  thellimin dhe kulminacionin. Njëherit, nëse në vitin 2001, kur kemi pasur konflikt të armatosur maqedono-shqiptar, kemi dalë nga ajo gjendje me pajtim, respektivisht Kuvendi miratoi aministi të përgjithshme, atëherë pse edhe tani, kur kemi përleshje të ashpër ndërmaqedonase, e cila kërcënohej të dalë nga kufiri i normales, unë si President të mos ofrojë mënyrë për pajtim përmes aminsitisë të të gjithëve të kyçur në krizë. Për këtë në abolim janë përfshirë përfaqësues edhe nga pushteti edhe nga opozita”, sqaron presidenti Ivanov. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button