Kinë, mbi 90 të vdekur dhe 800 të lënduar nga stuhia

Si pasojë e një stuhie të fuqishme e cila ka goditur Kinën, mbi 90 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 800 të tjerë janë lënduar.

Stuhia e fuqishme në pjesët lindore të Kinës, e shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje të breshrit, i ka kushtuar me jetë së paku 98 personave, ndërsa 800 të tjerë janë lënduar, duke rrëzuar me këtë rast largpërçuesit e rrymës, duke përmbysur automjetet dhe duke shkulur kulmet e shtëpive në provincën Jiangsu, njoftuan sot mediet shtetërore.

Stuhia, e cila u shoqërua edhe me një tornado, filloi të enjten pasdite në afërsi të qytetit Jançeng.

Erërat kishin një shpejtësi prej 125 kilometra në orë dhe goditën disa vendbanime në qarkun Funing, njoftoi agjencia e lajmeve Ksinhua.

Kanali televiziv, CCTV kumtoi se numri i të vdekurve është ngritur në 98, ndërsa 800 persona kanë pësuar lëndime. Më herët, mediet shtetërore raportuan për 78 të vdekur dhe mbi 700 të lënduar.

Presidenti i Kinës, Ksi Jinping, i cili po qëndron për vizitë në Uzbekistan, urdhëroi kabinetin e vendit që të dërgojë një ekip, për të mbikëqyrur operacionet për shpëtim në rajonet e goditura./ 21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button