Edhe Italia shqyrton mundësinë e daljes nga BE

Pas Britanisë, edhe Italia shqyrton mundësinë e daljes nga Bashkimi Evropian.

Lideri i Lidhjes së Veriut në Itali, Matteo Salvini ka mbajtur sot një konferencë shtypi mbi rezultatin e Referendumit në Britaninë e Madhe.

“Tani na takon ne, është shprehur ai. Do të provojmë dhe ne daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian. Do të provojmë RENXIT. Nga Britania e Madhe ka mbërritur një shuplakë e fortë ndaj politikës italiane e ndaj Renzit, Montit, Napolitanos etj”, ka thënë ai.

Salvani ka shtuar se do të rishikojnë traktatet e BE-së.

“Lidhja e Veriut ka nisur një sondazh mbi mënyrën se si do të votonin italianët sot në rast se një referendum i tillë do të bëhej në Itali. Pasdite do të mund të kemi rezultatin, është shprehur ai. Duhet të rishikojmë të gjitha traktatet e bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button