Ivanov: Një grup i madh dëshiroi ta ndajë Maqedoninë

Informacionet janë të sakta, bile grupi është më i madh në numër. Qëllimi i tyre ishte të ndajnë një pjesë të Maqedonisë. Ata ishin pjesë e “Grupit të Kumanovës”. Kështu u përgjigj, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në pyetjen gazetareske se vallë një grup prej 40 personave kanë hyrë në Maqedoni dhe ishin gati të bëjnë trazira dhe pse në këtë moment po riaktualizohet kjo temë, raporton Portalb.

“Policia në mënyrë të suksesshme i menaxhoi ata, dhe në një mënyrë nuk lejoi që të arrijnë ti përmbushin qëllimet e tyre. E di edhe opinionit, është e thjeshtë, ata ishin pjesë e grupit të Kumanovës dhe dëshironin që të marrin pjesë të territorit të Maqedonisë”, tha Ivanov.

Sipas tij, me kërcënimet që po ballafaqohet Evropa po i ndjenë edhe Maqedonia. Ai foli edhe për kapacitetet e Maqedonisë për t’u ballafaquar me krizën e emigrantëve.

“Ushtria tregoi sjellje profesionale. Suksesshëm u ballafaquam me sfidën e krizës së emigrantëve. Do të ketë valë të dytë të emigrantëve, mirëpo ne kemi kapacitet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat. Me valën e parë të emigrantëve, dëshmuam dhe ishim shembull për shtetet tjera”, tha Ivanov, transmeton Portalb.

Përndryshe, sot Ivanov ishte për vizitë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u takua me ministrin Mitko Çavkov.

Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtorët e Zyrës për Siguri Publike dhe të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goranço Savovski dhe Ljupço Andonovski.

Presidenti Ivanov, së bashku me ministrin Çavkov dhe me rrethin më të ngushtë të kolegjiumit mbajti takime me kolegët e Sigurisë Publike dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button