Ekspozimi në diell, kompenson dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit

Ekspozimi në rrezet e diell kompenson efektet e dëmshme të tymit të cigares

Dielli zgjat jetën, këtë e konfirmon një studim i fundit suedez i botuar në revistën “Journal of Internal Medicine”, i realizuar me anë të vrojtimit të 30 mijë grave.

Kështu gratë që janë ekspozuar më shumë të rrezet e dielli, kanë një rrezik më të vogël të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanë një jetëgjatësi më gjatë deri në 2 vjet.

Risia e studimit është se “ekspozimi në rrezet e diell kompenson efektet e dëmshme të tymit të cigares, kjo sepse ai që qëndron më shumë në diell, prodhon me shumë vitaminë D”, transmeton 21 Media.

Sipas këtij studimi, vitamina D nuk është e vetmja substancë pozitive që prodhohet nga lëkura pas ekspozimit në diell. Qelizat e lëkurës prodhojnë dhe beta endorfine, që janë përgjegjëse në sistemin tonë, për ndjesinë e kënaqësisë.

Veç të tjera lëkura kur stimulohet nga dielli, lëshon dhe dioksid nitrik, i cili është në gjendje që të ulë presionin e gjakut.

Por ka dhe një anë tjetër të medaljes, nëse ekspozimi në diell është i tepërt ky fakt sjell plakje të lëkurës dhe rrezik për kancer të lë kurës, andaj duhet të keni kujdes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button