Si të kujdeseni për flokët gjatë verës?

Mësoni disa këshilla që mund të ju ndihmojë për tu kujdesur për flokët gjatë stinës së nxehtë

Jo vetëm lëkura por dhe flokët dëmtohen nga i nxehti përvëlues i verës, andaj duhet keni kujdes të shtuar për to.

Ju duhet t’i preni flokët, madje këtë duhet ta bëni çdo dy muaj. Përdorni balsam të paktën një herë në javë. Është mirë të aplikoni një maskë javore, gjatë larjes së flokëve.

Nëse i lani flokët çdo ditë mos përdorni gjithmonë shampo. Qëllimi i shampos është të pastrojë papastërtitë e flokut, por përdorimi i shpeshtë i tij e dëmton flokun deri në atë pikë sa than lëkurën dhe vajrat esenciale natyrore që mbajnë flokët të buta e të shëndetshme.

Sigurohuni që këllëfi i jastëkut të jetë prej pambuku dhe asnjëherë mos i mbështillni flokët me peshqir dhe ta mbani për orë të tëra. Shpërlarjen e fundit të flokëve, bëjeni gjithmonë me ujë të ftohtë./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button