Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale
Termocentralet janë fabrikat që prodhojnë më së shumti energji elektirke në Maqedoninë e Veriut, derisa 99.8 % e thëngjillit në vend shfrytëzohet për këtë qëllim, transmeton Portalb.mk.
Prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike: termocentralet (57.3 %), hidrocentralet (25 %), termocentralet e kombinuara (14.8 %), turbinat e erës (2.1 %), centralet e biogazit (0.6 %) dhe centralet diellore (0.2 %).
“Në janar 2023, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 709 217 МWh energji elektrike, 33.294 mil. nm3 gaz natyror, 564 355 ton qymyr dhe 105 213 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.