LOE nënshkroi memorandum me Odën Ekonomike Maqedoni-­Sllovaki­-Çeki

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Odën Ekonomike Maqedoni­Sllovaki­Çeki. Memorandumi u nënshkrua në suaza të vizitës zyrtare të delegacionit nga Oda Ekonomike Maqedoni­-Sllovaki-­Çeki i udhëhequr nga kryetarja Jana Mariçakova.

Në takimin që u mbajt në Lidhjen e Odave Ekonomike në Shkup u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik më intensiv mes kompanive të të dy vendeve, si dhe për promovimin e tyre të ndërsjellë. Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për zhvillim të bizneseve të ndërsjella të Sllovakisë dhe Çekisë me Maqedoninë, promovimi i rajonit ballkanik dhe mundësitë turistike që i ofron, si dhe pjesëmarrja në panaire dhe ngjarje ndërkombëtare.

Në takim është biseduar edhe për investimet potenciale të Çekisë dhe Sllovakisë në Maqedoni, si dhe për bashkëpunimin e të tre vendeve në më shumë sektorë siç janë sektori ushqimor dhe përpunues, TI, sektori ndërtimor, turizmi dhe transferi i teknologjive. Republika e Çekisë është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht në vitin 2015 eksporti ka qenë 26.94.947 euro, ndërsa importi 69.803.546, derisa në katër muajt e parë të vitit, eksporti është 9.727.050 euro, ndërsa importi 28.253.538. Në pjesën e turizmit, ekziston potencial për vizitë të një numri të konsiderueshëm të turistëve nga Çekia dhe Sllovakisë në Maqedoni.

Në krahasim me Çekinë, Sllovakia realizon këmbim më të vogël tregtarë me Maqedoninë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, vitin e kaluar eksporti ka arritur 60.585.926 euro, ndërsa importi është 40.277.530 euro. Në katër muajt e parë të vitit, eksporti është 17.931.517 euro, ndërsa importi 9.512.201 euro, me ç’ka vazhdon trendi i suficitit tregtar në këmbimin tregtar me Republikën e Sllovakisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button