“Të ardhurat vjetore të trafikantëve të qenieve njerëzore, 5 miliardë dollarë”

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) me qendër në Lyon të Francës ka parashikuar se trafikantët e qenieve njerëzore kanë një fitim vjetor prej 5 miliardë dollarësh në trafikimin e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga INTERPOL i është bërë thirrje qytetarëve të Evropës që të ndihmojnë në kapjen dhe dorëzimin përpara drejtësisë të këtyre trafikantëve.

INTERPOL ka publikuar gjithashtu në ueb-faqen zyrtare një listë me emra dhe fotografitë e krerëve të 11 bandave të trafikimit të qenieve njerëzore nga gjithë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button