Edhe pa përmbajtje, tekst skajshmërisht vullgar!

[Recension: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC]

Turp është të quhet artikull, e lëre më gazetaresk. Përveç që ka titull ofendues, në të nuk ka asnjë lloj përmbajtjeje e as ndonjë lidhshmëri konkrete të fotografive.

Доказ.Мк Ако нешто не ви иде гледајте ја баграва ќе ви се приоди тогаш..у вецеLinku deri te artikulli origjinal: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC

Data dhe koha e publikimit: 14.06. 2016

Data e recensionit: 22.06.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

Publikimi që e recensojmë, me gjasë, në bazë të formës së saj “të detyrueshme” do të duhej ta klasifikojmë se foto-lajm, mirëpo në të përveç titullit ofendues, i cili nuk i ngjan as publikimit për blog ose statusit në rrjet social, nuk ka asnjë përmbajtje, asnjë lloj teksti.

Në artikull ka vetëm disa fotografi të gazetarëve të televizionit “Sitel”. Fotografitë nuk kanë asnjë lidhshmëri kohore e as përmbajtësore. Nuk bëhet fjalë për asnjë ngjarje. Qëllimi i vetëm i fotografive është t’i paraqesë personat që diskualifikohen dhe që damkosen.

Dezinformimi i këtillë është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Gazetarët, para së gjithash, duhet të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë, mirëpo gjatë kësaj nuk guxojnë të përdorin gjuhë të urrejtjes, të ofendojnë dhe të diskriminojnë, veçanërisht jo kolegët gazetarë.

Artikulli është në kundërshtim me disa nene të Kodit të gazetarëve:

Neni 10
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.

Neni 13
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Neni 15
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.

Neni 16
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button