Shtrembërim i deklaratës deri në atë masë sa nuk njihet më

[Recension: Natasha Gaber e arsyeton thyerjen, djegien dhe rrahjen nga ana e “laramanëve”]

Shtrembërim i plotë i deklaratës së gjykatës kushtetuese Natasha Gaber dhe manipulim me detaje të shtuara dhe të pasakta. Teksti që i nënshtrohet kësaj analize i fut fjalë në gojë gjykatëses, të cilat ajo aspak nuk i ka thënë. Artikulli është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është vënë linku ashtu siç dueht.

Наташа Габер го оправдува кршењето палењето и тепањето од страна на „шарените“ NetPress NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Natasha Gaber e arsyeton thyerjen, djegien dhe rrahjen nga ana e “laramanëve”

Data dhe koha e publikimit: 18.06.2016, 18:29

Data e recensionit: 21.06.2016

Recensuese: Simona Atanasova

SHTREMBËRIM

“Gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber, e cila përndryshe është motër e Viktor Gaberit nga LSDM-ja e arsyeton thyerjen, vjedhjen, djegien dhe rrahjen e qytetarëve të zakonshëm gjatë protestave të organizuara nga opozita, shkruan “Kurir”-i.”

Askund në intervistë gjykatësja Gaber (që e ka dhënë për ueb-portalin “Nova TV”) nuk deklaron se e arsyeton thyerjen, vjedhjen, djegien dhe rrahjen e qytetarëve të zakonshëm gjatë protestave, por përkundrazi, ajo thotë se protestat e qeta janë e drejtë e garantuar me kushtetutë.

“E drejta për protesta është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Edhe atë jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe me të gjitha dokumentet e tjera ndërkombëtare. Njerëzit kanë të drejtë për protesta të qeta. Forma e protestave të qeta te ne ka përmasa të tjera. Njëra palë konsideron se ajo është pronë shtetërore, pronësi shtetërore që dëmtohet dhe se ka vlerë të caktuar. Pala tjetër konsideron se ajo vlerë për të cilën sistemi konsideron se ka vlerë, se në fakt nuk ka vlerë, për shkak se nuk e ka elementin e pjesëmarrjes që atë vlerë do ta bënte të përbashkët. Prandaj një pjesë e qytetarëve të Republikës së Maqedoni e merr legjitimitetin që të thotë se “unë kam të drejtë, për shkak se ajo është bërë me mjetet tona, dhe mund të intervenoj në atë mënyrë që unë dua për shkak se në njëfarë mënyre ne e kemi paguar atë”, tha gjykatësja Gaber.

Askund në këtë deklaratë të Gaberit (e cila është vënë në tekst vetëm si video-inçizim, dhe  nuk është transkriptuar) nuk ka shprehje të mbështetjes , për vjedhje, thyerje, djegie dhe rrahje të qytetarëve të zakonshëm. Përkundrazi, ajo vetëm profesionalisht i përshkruan të dyja palët, demonstrantët e “Revolucionit laraman” dhe ata që janë kundër veprimeve të tyre.

Pastaj, duke kërcyer prej një teme në tjetrën, artikulli dëshiron ta dëmtojë kredibilitetin e gjykatëses Gaber, me atë që e lidh me LSDM-në opozitare. Sipas tekstit, mirëpo pa dëshmi, gjykatësja Gaber lidhet me LSDM-në, vetëm për shkak se qenka zgjedhur me propozim të kryetarit të atëhershëm Branko Cërvenkovski.

Me shtrembërimin e tezave dhe me deklaratën e gjykatëses Gaber, teksti në vend që të informojë, i manipulon lexuesit dhe i çon që në mënyrë të pabazë të formojnë mendim negativ për gjykatësen, që është e palejueshme në gazetarinë profesionale dhe etike.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button