Jankullovska dhe Grujovski merren në pyetje për rastin “Fortesa”

Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në pyetje do të merren të dyshuarit e rastit “Fortesa”. Gjykatësja Aleksandrija Pop-Stefanija, në prezencë të përfaqësuesit nga Prokuroria Speciale, sot do t’i dëgjojë të dyshuarit, kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në DSK Goran Grujovski, ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska; e cila tashmë ka arritur në gjykatë , si dhe tre të dyshuar të tjerë të cilët ngarkohen me vepër penale për shkatërrim dhe asgjësim të dy sistemeve me të cilat janë kryer përgjimet.

Gjykatësja përsëri do të vendosë sipas kërkesës së prokurores publike speciale për paraburgim të Goran Grujovskit, dhe për masat e kujdesit kundër të dyshuarve te tjerë në rastin “ Fortesa”, që kur Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e pranoi lutjen nga PSP dhe e ndërpreu vendimin e mëparshëm të gjykatëses Pop-Stefanija.

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button