MPB: Janë duke u ndërmarrë masa për dëmet e protestës së pardjeshme

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pasdite kumtoi se janë duke u ndërmarrë masa për dëmet e bëra gjatë protestës së pardjeshme që i organizoi shoqata qytetare “Protestoj”. Sipas MPB, dëmtimet e objekteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe të përmendores “Pometheu” në parkun “Gruaja luftëtare” janë fotografuar ndërsa janë bërë edhe procesverbale dhe fotoalbume.

“Disa prej pjesëmarrësve në protestë me hedhjen e ngjyrave dhe me përdorimin e gjësendeve të ndryshme e kanë dëmtuar objektin e Ministrisë së Drejtësisë. I kanë thyer edhe disa xhama të dritareve. Më pas, turma e qytetarëve është drejtuar nga Kuvendi i RM­së me ç’rast e kanë dëmtuar fasadën.

Rreth orës 21:20 përballë objektit të Kuvendit të RM­së, në parkun “Gruaja luftëtare” një pjesë e qytetarëve të grumbulluar nga përmendorja “Prometheu” përmes ngjyrave kanë bërë dëmtime të ndryshme, por janë parandaluar në procedurat e mëtejme me intervenimin e Njësitit për sistemim të shpejtë”, thekson MPB. Protesta është incizuar, janë marrë video materiale dhe fotografi nga burime të hapura të të dhënave (internet).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button