SHGM: Shoqata e prokurorëve të dënojë vendimin që Nedellkovski të mos ndiqet penalisht

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencë për media reagoi ndaj vendimit të prokurorit të Prokurorisë së lartë publike, i cili ka vlerësuar se udhëheqësi televiziv Milenko Nedellkovski nuk nxitë urrejtje dhe dhunë me statusin e Fejsbukut me kërcënime ndaj disa gazetarëve, por se ato janë vetëm “qëndrime të shprehura për persona fizik” dhe e ka refuzuar kërkesën që Nedellkovski të ndiqet penalisht.

– Prokurori, praktikisht, vetëm e konfirmoi vendimin e prokurores Jasmina Kostevska nga Prokuroria Themelore Publike, e cila në mars të këtij vitit refuzoi kërkesën tonë për ndjekjen e Nedellkovskit. Po bëhet e qartë se kërcënimet vdekjeprurëse ndaj gazetarëve janë të porositura nga kreu i pushtetit, i cili e shfrytëzon Nedellkovskin si megafon për të shkaktuar frikë dhe pasiguri te gazetarët dhe t’i largojë nga qëllimi për të shkruar për praktikat e saj jodemokratike të qeverisjes – shprehet kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

Sipas kryetarit të SHGM-së, me këtë porosi Nedellkovski është kërcënuar në mënyrë eksplicite me linç dhe me mbulimin e pllakës së betonit të gazetarëve Jadranka Kostova, Branko Geroski, Borjan Jovanovski, Aco Kabranov dhe Sasho Ordanovski, ndërsa vendimi i prokurorit është i paarsyeshëm dhe e devalvon profesionin e prokurorit.

SHGM-ja bëri thirrje Shoqatës së prokurorëve që ta dënojë vendimin e këtillë, ndërsa Këshilli i prokurorëve publik që të prononcohet për, siç konsideron SHGM-ja, veprimin e paligjshëm të prokurorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button