Vardy, dietë me nikotinë për formën perfekte!

Dieta e vecantë e Jamie Vardy. Deri para disa vitesh sulmuesi i Leicester City nuk ishte në listën e emrave të rëndësishëm në botën e futbollit, duke shtuar këtu edhe faktin që Vardy kishte një karakter të vështirë.

Por, sukseset që ai arriti me fanellen e “Dhelprave” këtë sezon të Premier League, bëri që e kaluara e tij të arkivohet dhe Vardy të shndërrohet në një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato. Por cilli është celsi i suksesit të numërit nëntë ? 29-vjeçari prej kohësh ka një dietë të tijën që e ka bërë atë të shkëlqejë në fushën e blertë. Pije energjike, çamçakëz me përbërje nikotine dhe asnjë orë e kaluar  në palestër.

E çuditshme, por e vërtetë, transmeton Supersport. Madje, vetë sulmuesi e ka konfirmuar një gjë të tillë. Sipas mjekëve dieta e Vardy-it është e lejueshme, pasi nuk shkel rregullat e anti-dopingut, por me një kusht që kafeina që përmban pija energjike dhe nikotina e çamçakëzave  duhen mbajtur nënkontroll, duke mos e tejkaluar normën, pasi janë dy subastanca të ndaluara që nga viti 2012 në listën e Wada, agjensisë ndërkombëtare të antidopingut.

Ndërkohë që mediat flasin për dietën e tij, Jamie Vardy vazhdon të bëjë atë që di më mirë, ta dërgojë topin në rrjetë dhe një gjë të tillë ai e bëri dhe në takimin kundër Uellsit në Euro 2016. Sjellja e tij jashtë fushës së blertë nuk është nga më të mirat, por brënda saj Jamie Vardy është një bomber i vërtetë. Dikur një punëtor i thjeshtë , sot sulmuesi i Tre Luanëve 29-vjecari është shndërruar në yllin e futbollit europian, një ëndërr e bërë realitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button