Talevska ka humbur kontestin gjyqësor me Shilegovin

Kryeredaktorja e gazetës “Veçer” dhe redaktore në televizionin “Sitel”, Ivona Talevska ka humbur padinë për shpifje dhe nënçmim që e ka ngre kundër Petre Shilegov nga LSDM për konferencat e tij për shtyp me Marrëveshjen për blerjen e pajisjeve medicinale me vlerë prej milionë euro të firmës së nënë së Talevskës me Ministrinë për Shëndetësi, transmeton Portalb.

Në aktgjykim thuhet se publikimet e Shilegov i ka vërtetuar vet ministri Nikolla Todorov, i cili publikisht ka thënë se kjo Marrëveshje është jo etike dhe për këtë arsye e ka prishur kontratën.

“Gjithmonë kur ne do të vërtetojmë një punë të caktuar, që është në kundërshtim me vlerat etike dhe morale, ne marrim masa. E prishëm kontratën. Deri këtu besoj isha i qartë”.

Gjykatësi Nuhi Rrustemi në aktgjykim thekson se Gjykata me këtë deklaratë vërteton faktet e parashtruara në deklaratat e Petre Shilegov.

“Paditësja është figurë publike, pragu i tolerancës  i së cilës është më i madh për dallim nga personat privat, ndërkaq i padituri si zëdhënës i partisë politike ka prezantuar fakte të dalura nga organe shtetërore me të cilat vërtetohet gjendja faktike”, shkruhet në aktvendim./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button