Vjen oferta e parë ‘faraonike’ për Armando Sadikun

Pas golit i cili i dhuroi fitoren e parë Shqipërisë në një Kampinat Europian, menjëherë ka filluar interesimi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare Armando Sadikun.

Në drejtim të lojtarit ka mbërritur një ofertë joshëse nga Turqia ndërsa ende nuk bëhet me dije klubi i interesuar për shërbimet e Sadikut i cili po kalon një formë të mirë fizike.

Sipas burimeve të ‘Panorama Sport’ drejtues të klubit turk i kanë ofruar Sadikut një pagë prej 700 mijë eurosh në sezon, e cila mund të quhet ‘faraonike’ për shkak se pak lojtarë të Kombëtares prekin nivele të larta.

E ardhmja e Sadikut pritet të vendoset në Zyrih pasi lojtari është në një kontratë me klubin zviceran deri në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button