Zbulohet arsyeja përse shërbejnë dy vrimat në atletet “Converse”

Përdoruesit e atleteve “All Star” nga kompania Converse, kanë mundur të vërejnë dy vrima shtesë që gjenden anash atleteve dhe ka dy arsye se prëse ekzistojnë ato, transmeton KOHA.

Edhe pse duket se janë një dizajn unik i “Converse”, ato në fakt kanë një qëllim më praktik.

Siç mund të dinë shumica e njerëzve që mbathin atlete, nëse ecni për një kohë të gjatë, këmbët nxehen dhe mund të djersiten, prandaj vrimat shërbejnë për ajrosje të këmbëve.

Vrimat ndihmojnë që të qarkullojë ajri derisa ju ecni dhe kjo ndihmon në parandalimin e nxehtësisë dhe erën e keqe.

Arsyeja e dytë se përse këto vrima gjenden anash këpucëve, është që t’ua mundësojë njerëzve të jenë më kreativ në lidhjen e tojave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button